NORAD dërgon avionë në bazën amerikane në Groenlandë: Stërvitje e planifikuar prej kohësh

20 Janar 2026 | 10:47

Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut, NORAD njoftoi se po dërgon avionë në një bazë të Forcave Hapësinore të Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të Groenlandës, ndërsa tensionet rriten midis SHBA-së dhe Danimarkës mbi territorin vetëqeverisës danez.

NORAD nuk zbuloi llojin ose numrin e avionëve që do të drejtoheshin për në Bazën Hapësinore Pituffik. Më tej në njoftim theksohet se ata do të mbështesin aktivitete të ndryshme të planifikuara prej kohësh nga NORAD.

Komanda me seli në Kolorado tha se vendosja e avionit është koordinuar me Danimarkën, një aleat i NATO-s që është përgjegjës për mbrojtjen dhe punët e jashtme të Grenlandës, dhe se të gjitha forcat e përfshira do të veprojnë me lejet e nevojshme diplomatike. Qeveria e Groenlandës është informuar gjithashtu për vendosjen e trupave.

“NORAD kryen rregullisht operacione të qëndrueshme dhe të shpërndara në mbrojtjen e Amerikës së Veriut, përmes njërit ose të tre rajoneve të NORAD-it (Alaskës, Kanadasë dhe SHBA-së kontinentale)”, tha komanda.

Baza Pitiffuk, instalimi më verior i ushtrisë amerikane, mbështet operacionet e paralajmërimit dhe mbrojtjes nga raketat, si dhe mbikëqyrjen hapësinore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump prej kohësh po këmbëngul se Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin amerikan për të mbrojtur ato operacione mbrojtëse nga çdo kërcënim i mundshëm rus dhe kinez.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026