Norvegjia akuzon Rusinë si autore të një sulmi kibernetik që goditi parlamentin në gusht

14 Tetor 2020 | 07:26

Norvegjia ka akuzuar Rusinë se fshihet pas një sulmi kibernetik, që goditi parlamentin në verën e këtij viti.

Më 24 gusht, parlamenti norvegjez ra pre e një sulmi të fuqishëm kompjuetrik, por parlamenti nuk arriti të zbulonte origjinën e tij.

Sulmi kibernetik u lejoi autorëve të shkarkonin dhe të futeshin në e-mailet dhe të dhënat e “një pjese të vogël të deputetëve dhe punonjësve”.

“Në bazë të informacioneve që qeveria ka arritur të mbledhë, ne besojmë se pas këtij sulmi qëndron Rusia”, tha të martën ministrja e jashtme norvegjeze Eriksen Soreide.

“Ky është një episod që ka prekur institucionin tonë më të rëndësishëm demokratik”, shtoi Soreide gjatë një deklarate.

Por ambasada ruse në Oslo i ka mohuar këto akuza duke i quajtur si “provokime serioze”.

“Nuk është shfaqur asnjë provë. Ne i konsiderojmë këto akuza kundër vendit tonë si të papranueshme”, deklaroi ambasada duke shtuar se ishte në pritje të “shpjegimeve” nga Norvegjia.

“Rusia është pre e miliona sulmeve kibernetike çdo vit, por kjo nuk i jep vendit tonë të drejtën për të fajësuar pa dallim autoritetet e vendeve të origjinës së tyre të mundshme”, shtoi ambasada.

Pretendimet e Norvegjisë vijnë në një periudhë ku marrëdhëniet mes dy vendeve janë të acaruara, pasi vendi nordik dëboi një diplomat rus nën akuzat e spiunimit.

Rusia u hakmor duke dëbuar një diplomat norvegjez disa ditë më vonë.

 

Lexoni gjithashtu:

‘Ndihem i fuqishëm dhe do t’ju puth të gjithëve’, Trump i rikthehet fushatës pak pasi kaloi COVID-19

COVID, masa të reja në Itali. Në Francë, bllokada rajonale

COVID-19 rrënon turizmin në Evropë, përfaqësuesit e sektorit paralajmërojnë falimentimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026