Notarja kiliane Barbara Hernandez është vlerësuar me dy rekorde botërore pasi notoi në ujra të akullta në shkurt.
E njohur si “sirena e akullit”, Barbara notoi një milje detare (1,852 metra) përmes kalimit Drake, një zonë midis Oqeanit Paqësor dhe Atlantikut në Cabo de Hornos në Kilin jugor.
Më 14 qershor, ajo më në fund mori çmimin e saj nga Rekordet Botërore Guinness për përfundimin e ‘notit më të shpejtë në Drake Passage’ në vetëm 15 minuta e tre sekonda.
Shoqata Botërore e Notit në Ujë të Hapur gjithashtu e kurorëzoi atë si personin e parë që notoi ndonjëherë tre milje detare (5500 metra) midis të dy oqeaneve. Ajo e përfundoi distancën totale në 55 minuta e 17 sekonda.
Kush është “sirena e akullit”?
Barbara Hernandez është një psikologe dhe notare 36-vjeçare.
Ajo u zgjodh si gruaja e vitit 2021 nga Shoqata Botërore e Notit në Ujë të Hapur. Barbara ka përfunduar sfidat e notit dhe ka fituar medalje në ngjarje në të gjithë botën, e specializuar në notin në ujëra të akullta, pra midis temperaturave 0-5°C.
Gjatë notit të saj të fundit, Barbara u monitorua nga afër nga Marina Kiliane. Ajo nuk u lejua të merrte ndihmë, të ndalonte për të pushuar apo edhe të vishte një kostum neopreni.
View this post on Instagram
Temperatura e ujit ishte rreth 8.3°C atë ditë. Për ta vënë në perspektivë, këshilla e përgjithshme për notim të zgjatur në ato lloje temperaturash është të vishet një kostume dimërore, rreth 4-5 mm të trasha. Barbara kishte veshur vetëm një palë rroba banje.
LEXONI GJITHASHTU: