“Nuk do ta shoh vitin 2024”- Ish-anëtari i Dumës ruse paralajmëron vrasjen e Putinit
lya Ponomarev, figurë e opozitës ruse në mërgim, i cili ishte i vetmi anëtar i parlamentit rus që votoi kundër aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014, ka thënë se Vladimir Putin nuk do të jetojë për ta parë vitin e ardhshëm.
Ponomarev ishte anëtar i Dumës Shtetërore të Rusisë nga viti 2007 deri në vitin 2016, por tani është i vendosur në Ukrainë, ku ka nënshtetësi dhe po drejton një lëvizje opozitare që ai shpreson se do ta shndërrojë Rusinë në një demokraci funksionale.
Ponomarev parashikon në deklaratën e tij më të fundit se lideri rus nuk do të arrijë të jetojë deri në vitin 2024, pasi do të vritet nga rethi i brndshëm i tij.
“Fuqia e Putinit qëndron në pozicionin e tij si një mashkull alfa, si personi që është i pathyeshëm. 2022 ishte viti kur ky pozicion filloi të zbehej. Parashikimi im mbetet ende se ai nuk do ta shohë ditëlindjen e tij të ardhshme,” tha Ponomarev për Newsweek.
“Ëndrra ime personale është padyshim që të shoh Putinin në Hagë, por nuk mendoj se ai do t’ia dalë,” tha Ponomarev. Ata që e rrethojnë nuk do ta lejojnë të shkojë në Hagë, sepse dëshmia e tij në fakt mund të jetë shumë e dëmshme për ta… kështu që ai do të vritet”, vijoi Ponomarev.
Ponomarev është një nga organizatorët e Kongresit të Parë të Deputetëve Popullorë të Rusisë, një grup që u takua në Poloni në nëntor për të krijuar një kushtetutë që thotë se ofron një rrugë për Rusinë drejt një demokracie funksionale.
LEXO GJITHASHTU:
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City