“Nuk do të futemi në luftë me Iranin”, Starmer: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

16 Mars 2026 | 12:11

Këtë të hënë në një koferencë për shtyp kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur se Britania po punon me aleatët e saj mbi një plan kolektiv për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të rivendosur lirinë e lundrimit në Lindjen e Mesme.

Gjatë fjalës së tij Starmer tha se vend i tij nuk do të përfshihet në një luftë me Iranin, ndërsa theksoi se nuk mund të lejoj që lufta të bëhet një “dhuratë” për Presidentin rus Vladimir Putin.

Duke iu referuar hapjes së Ngushticës së Hormuzit, ai theksoi se nuk është një proces i thjeshtë dhe theksoi se përfundimi i luftës është mënyra më e shpejtë për të ulur koston e jetesës.

“Ne kemi vepruar tashmë së bashku me vendet e tjera për të çliruar rezervat e naftës në rast emergjence në një nivel krejtësisht të paprecedentë, por në fund të fundit, duhet ta rihapim Ngushticën e Hormuzit për të siguruar stabilitetin në treg.  Kjo nuk është një detyrë e thjeshtë. Pra, ne po punojmë me të gjithë aleatët tanë, përfshirë partnerët tanë evropianë, për të hartuar një plan kolektiv të qëndrueshëm që mund të rivendosë lirinë e lundrimit në rajon sa më shpejt të jetë e mundur dhe të lehtësojë ndikimet ekonomike”, u shpreha ai.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump tha mbrëmjen e djeshme se kishte kërkuar që “të paktën shtatë” vende të shtojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Homuzit dhe paralajmëroi NATO-n se do të kishte një “të ardhme shumë të keqe” nëse nuk ofronte më shumë mbështetje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026