Rishkrimi i kufijve me Kosovën nuk është zgjidhje, thotë Vuçiç

14 Shtator 2022 | 15:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se rishkrimin e kufijve me Kosovën dikur e ka parë si zgjedhje, por shtoi se këtë nuk e mendon më, pasi “rrethanat tani kanë ndryshuar”.

Vuçiç i bëri komentet në një seancë të Kuvendit të Serbisë, ku për të dytën ditë me radhë u diskutua për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve se cila është zgjidhja e tij për Kosovën, Vuçiç tha se situata politike ka ndryshuar “jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”.

“Pozicioni nuk mund të jetë i njëjtë para dhe pas vitit 1999, as pas vitit 2008, as pas vitit 2010”, tha Vuçiç duke shtuar se “disa veprime e kanë vështirësuar pozitën e tij”.

“Nuk po fsheh asgjë, kam menduar se demarkacioni i kufirit është zgjidhje. E kam kuptuar se kjo është e pamundur, sepse të gjithë më jeni hedhur në kokë”, tha Vuçiç, pa dhënë detaje se si e sheh zgjidhjen.

Ideja e ndryshimit të kufijve, si zgjidhje e mundshme për mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, është shpalosur në vitin 2018 nga vetë presidentët e atëhershëm të këtyre dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka folur pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare, ku kjo parti ka marrë 17,69 për qind....
22:56 | 07/06/2026

Si pritet të ndahen vendet në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve

Deri më tani janë numëruar mbi 94% e votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e sotme në Kosovë. Sipas informacioneve zyrtare nga Komisioni Qëndror...
22:41 | 07/06/2026

Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara, partia e Albin Kurtit numëron...
22:22 | 07/06/2026