“Nuk ka bisedime me SHBA”, Irani: Trump u tërhoq nga frika e përgjigjes së Teheranit

23 Mars 2026 | 13:14

Mediat iraniane pretenduan se Presidenti i SHBA-së Donald Trump ishte “tërhequr” pas “reagimit të fortë” të Teheranit ndaj vendimit të tij për të “ngrirë” sulmet ushtarake ndaj objekteve energjitike iraniane për pesë ditë.

Televizioni shtetëror IRIB transmetoi një mesazh ku thuhej se “Trump, duke pasur frikë nga përgjigja e Iranit, u tërhoq nga ultimatumi 48-orësh”.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars gjithashtu mbajti të njëjtën linjë, duke raportuar se “pasi Republika Islamike paralajmëroi se në rast të një sulmi të SHBA-së ndaj infrastrukturës së saj energjetike, ajo do të synonte objektet energjetike në të gjithë rajonin, Trump u tërhoq dhe tha se kishte urdhëruar një shtyrje të sulmit”.

Në të njëjtën kohë, agjencia e lajmeve Fars, duke cituar një burim anonim iranian, pretendoi se nuk kishte komunikim të drejtpërdrejtë me Donald Trump, “as përmes një ndërmjetësi” , duke kundërshtuar pretendimet për bisedime midis dy palëve.

Sipas të njëjtit burim, presidenti i SHBA-së “u tërhoq” pasi u paralajmërua se Irani mund të godiste termocentralet. Publikimi shton se Trump foli për bisedime me Iranin, megjithatë pala iraniane mohon se ka pasur ndonjë formë komunikimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026