“Nuk kam frikë nga Rusia”, Tsikhanouskaya për Euronews: Fokusi të mbetet Bjellorusia

9 Tetor 2020 | 07:22

Në një intervistë ekskluzive për Euronews liderja opozitare e Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila ndodhet aktualisht në Lituani shprehet se “nuk ka frikë të jetë pjesë e listës së personave të kërkuar nga Rusia”.

Sipas saj vëmendja duhet të jetë në Bjellorusi.

E pyetur nga gazetarja e Euronews, Isabelle Kumar, sesi ndihej përpara një kundërshtari si Rusia, kryetarja e opozitës iu përgjigj se nuk e ka frikë dhe se nuk duhet humbur vëmendja nga Bjellorusia duke folur për Rusinë.

“Çështja nuk është në Rusi. Ajo është në Bjellorusi, ne po flasim për Bjellorusinë dhe asaj duhet ti kushtojmë vëmendje dhe jo Rusisë.  Është përgjegjësia jonë të zgjidhim këtë krizë politike brenda vetë Bjellorusisë.  Dhe është për të ardhur keq që disa shtete, disa udhëheqës nuk na mbështesin.  Ka shumë njerëz që luftojnë për të drejtat e tyre, për të vendosur vetë për të ardhmen e vajzave në Bjellorusi. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë , dhe jo t’u kushtojmë shumë vëmendje të gjithë faktorëve të tillë “.

38-vjeçarja rrëfen edhe për familjen e saj dhe fëmijët të cilët po ashtu duhet të përshtaten me jetesën e re.

“Për vajzën time më të vogël, ajo është  pesë vjeç. Dhe nuk e kupton që babai i saj është në burg. çdo mbrëmje bën të njëjtën pyetje kur do të vijë babai im. I them se është në udhëtime biznesi dhe se do të vijë shumë shpejt”.

Tsikhanouskaya u largua nga Bjellorusia për në Lituani pas kërcënimeve nga regjimi i Lukashenkos në ditët  e para pas zgjedhjeve, rezultati i të cilave nuk njihet nga faktori ndërkombëtar.

Rizgjedhja e Lukashenkos shkaktoi një valë të madhe protestash, teksa qindra mijëra qytetarë vijojnë të mblidhen çdo të diel.

 

Lexoni gjithashtu: 

Berlin, Merkel pret kryetaren e opozitës bjelloruse Tikhankovskaya

Bisedime jo të lehta në Samitin e BE: A do të ketë sanksione ndaj Bjellorusisë e Turqisë?

Putin dënon presionin ndaj Bjellorusisë, teksa Macron takohet me Tsikhanouskaya

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026