Nuk ndalet dhuna në Irlandë të Veriut, sërish përplasje me policinë në Belfast
Përleshje të reja u regjistruan gjatë natës mes protestuesve dhe policisë në Irlandën e Veriut.
Në pak më shumë se një javë, 5 qytete të vendit kanë përjetuar dhunën. Shumë makinave dhe një autobusi të rrëmbyer iu është vënë flaka nga manifestuesit, të cilët kanë sulmuar me bomba molotov policinë. Në tërësi 74 oficerë kanë mbetur të plagosur.
Dhuna kërcënon të minojë paqen e brishtë të rajonit mes katolikëve dhe protestantëve. Origjina e kësaj vale dhune mund të gjurmohet tek mungesa e shanseve për të rinjtë.
“Bëhet fjalë për të rinjtë që nuk kanë shpresë, për shanset e pakta dhe nivelin e ulët të arsimit. Gjithashtu, atyre po iu thuhet se mund të ndiqen penalisht dhe se kjo mund të ndikojë negativisht në jetën e tyre. Por shanset e tyre janë prekur nga rrethanat dhe pabarazitë shoqërore me të cilat po përballemi pas konfliktit dhe tani nga degëzimet e Brexit,” – tha Brian Smyth, anëtar i këshillit bashkiak të Belfastit.
Sidoqoftë, nata mes së premtes dhe së shtunës ishte më e qetë krahasuar me ditët e tjera, për shkak të vdekjes së princit Philip.
Ky i fundit ndërroi jetë ditën e premte në moshën 99-vjeçare, pas një martese të gjatë 74 vjet me mbretëreshën Elizabeth-a II.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta