‘Nxiti protestën’, akuzohet zyrtarisht Trump, Dhoma e Përfaqësuesve voton për të dytën herë kundër

14 Janar 2021 | 06:10

Presidenti Donald Trump vendos shenjë në historinë amerikane. Për të dytën herë, brenda thuajse një viti akuzohet për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Këtë herë presidenti akuzohet për nxitje të protestave gjatë trazirave të 6 janarit ku mbështetës të republikanit mësynë në ambientet e Kongresit për të ndalur certifikimin e fitores së Joe Biden. 

Kjo është e dyta herë pas telefonatës me presidentin ukrainas ku tentohet që Trump të largohet nga drejtimi i Shtëpisë së Bardhë.

Për këtë rezolutë votat pro janë 232 kundër 197. Rezoluta miratohet.

Përveç demokratëve, të cilët e kanë konsideruar presidentin një kërcënim kombëtar edhe dhjetë republikanë votuan pro shkarkimit të tij.

Por, kalimi i kësaj rezolute nuk e largon Donald Trump nga detyra, fati i tij politik vendoset në Senat, i cili në një seancë gjykimi do të ketë fjalën e fundit. Dhe nëse akuzat miratohen edhe në Senat ku nevojiten dy të tretat e votave, Trump mund të ndalohet të kandidojë sërish për president apo të ushtrojë detyra publike.

Por, Presidenti Trump nuk largohet para përfundimit të mandatit.

Lideri i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell, u shpreh se nuk do të organizojë një seancë urgjente për të shqyrtuar largimin e Trump pasi sipas tij kongresi duhet të fokusohet në një tranzicion të sigurt dhe të rregullt të pushtetit për administratën e ardhshme të Biden dhe çdo gjë pritet të ndodh pas 20 janarit kur kontrollin e senatit e marrin demokratët.

Por si reagoi Trump ndaj këtij vendimi?

Në kohën kur Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve po nënshkruante rezolutën, Presidenti Trump publikoi një video në twitter ku nuk e përmendi aspak vendimin për shkarkim, por u ndal tek kritikat që kishte për dhunën e 6 janarit.

Ndonëse më herët akuzat për shkarkim manajti i cilësoi qesharake e një masë e tillë sipas tij  do të shkaktonte zemërim në SHBA.

Lexoni gjithashtu:

Inkriminimi i dytë i Donald Trump, Dhoma e Përfaqësuesve mblidhet për të votuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026