Obama për Biden dhe Harris: I bindur që mund t’i ndreqin gjërat
Ish-presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se ndihet i emocionuar nga fakti që ish-zëvendësi i tij Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale. Obama tha se shpreson që presidenti i zgjedhur të përdorë një tjetër qasje për bashkëpunimin mes demokratëve dhe republikanëve.
“Mendoj se ajo që Joe dhe Kamala mund të bëjnë është vendosja e disa kufijve, si për shembull që të mos përdorim Departamentin e Drejtësisë për të përndjekur armiqtë politikë, të mos përziejmë interesat personale të biznesit me ato të qeverisë, që presidenti të mos e kthejë në rutinë gënjeshtrën, apo të deformojë të vërtetën sipas interesit të tij, që të mos i quaj gazetarët armiq të shtetit. Ju e dini që këto gjëra, që në njëfarë mënyre u kthyen në normalitet në vitet e fundit, janë gjëra që për mendimin tim mund të ndreqen”, u shpreh ish-presidenti i SHBA.
Duke folur për gazetaren Oprah Winfrey për të promovuar librin e ri të tij, “Një tokë e premtuar”, Obama foli edhe për martesën me Michelle Obama, për të cilën tha se kishte kaluar momente të vështira gjatë qëndrimit 8-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë. Në mënyrë të veçantë ai lavdëroi vjehrrën e tij, Marian Robinson, që e ka ndihmuar për të tejkaluar mosmarrëveshjet.
“Ajo na bënte që ne të vazhdonim lidhjen. Jam i sigurt që ka pasur momente kur Michelle inatosej me mua, por ajo do të ngjitej në katin e tretë të Shtëpisë së Bardhë, do të takonte të ëmën dhe kjo e fundit do të mbronte dhëndrin e saj më shumë nga sa mendoja unë. Më mbante larg telasheve”, shtoi ai.
Libri “Një tokë e premtuar” del në shitje nga kjo e martë. Në të Obama tregon historinë e odisesë së tij nga një djalë i ri në kërkim të identitetit deri tek shndërrimi në një lider i botës së lirë, duke përshkruar me detaje formimin e tij politik dhe momentet kyçe të presidencës.
Lexoni gjithashtu:
Amerikanët prodhojnë vaksinën tjetër, ofron 95 për qind mbrojtje ndaj COVID-19
”Katër vite më shumë”, protesta të dhunshme nga mbështetësit e Trump në Uashington dhe Arizona
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta