Obama po ndihmon demokratët në fushatën para 8 nëntorit
Barack Obama po përpiqet të bëjë diçka që nuk ka mundur ta bëjë në dy mandatet e tij si president.
Ai po përpiqet të ndihmojë demokratët të fitojnë zgjedhjet e Kongresit më 8 nëntor, raportojnë mediat amerikane.
Mediat vlerësojnë se Obama tani është shumë më popullor se sa ishte president dhe se zgjedhjet e Kongresit do të jenë referendum për zv. presidentin e tij dhe presidentin aktual të SHBA-së, Joseph Biden.
Obama iu bashkua fushatës në Gjeorgji, në fundjavë do të udhëtojë në Michigan dhe Wisconsin, e më pas në Nevada dhe Pensilvani, raporton AP.
Demokratët po përpiqen të mbajnë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe në Senat ku kanë 50 vende.
Vlerësimi i miratimit të Biden është i ulët, rreth 40 përqind, dhe në kohë inflacioni, strategët politikë demokratë besojnë se Obama mund të arrijë më shumë votues.
Kur u largua nga detyra në vitin 2017, vlerësimi i miratimit të Obamës ishte 59 për qind dhe një sondazh i Gallup tregoi se pas një viti ishte rritur në 63 për qind.
Kjo është shumë më e lartë se vlerësimet e tij në vitin 2010, kur demokratët humbën shumicën e tyre në dhomën e ulët të Kongresit dhe më pas republikanët morën Senatin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta