Objektivat e samitit të G7, vaksina për vendet e varfra, ndryshimet klimatike dhe raportet me Kinën dhe Rusinë

14 Qershor 2021 | 09:04

Takimi i nivelit të lartë të liderëve G7 përfundoi me disa objektiva të vendosura ku u zotua se do të shpërndahen rreth 1 miliardë doza për vendet më të varfëra, do të merren aksione për ndryshimet klimatike si dhe do të trajtohen raportet me Kinën dhe Rusinë.

“Është qesharake që komunikata thotë se ata do të bënin gjithçka që mundeshin sa më shpejt që të ishte e mundur dhe pastaj ata flasin për një miliard (doza) në vitin e ardhshëm. Është mjaft interesante të shohësh se si ata mendojnë se një miliard doza do t’i jepnin fund pandemisë. Kjo është me të vërtetë qesharake sepse kjo nuk do të kujdeset as për 5% të popullsisë”, deklaroi Edwin Ikhuoria, drejtor Ekzekutiv për Afrikën në Fushatën ONE.

Protestuesit e klimës thanë se megjithëse ishin të kënaqur kur panë presidentin Joe Biden duke e kthyer Amerikën në kampin e vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, ata ishin të zhgënjyer pasi panë mungesë veprimi.

“Marrëveshja e Parisit nuk është respektuar nga ata që e nënshkruan atë. Ata kanë hequr dorë nga të gjitha ato premtime. Prandaj, ne u kërkojmë atyre të ndalojnë tani investimet në karburantet fosile, kjo është gjëja kryesore, për të arritur karbonin neutral deri në vitin 2025”, u shpreh Andy Leatherbarroë, anëtar i “Rebelimit të Zhdukjes”.

Misioni diplomatik i Joe Biden në Evropë vazhdon.

Tani ai është në Bruksel përpara samitit të NATO-s dhe BE-së dhe më vonë ai do të ketë një takim me presidentin rus Vladimir Putin, i cili do të zhvillohet në Gjenevë.

LEXONI GJITHASHTU:

G7 do dhurojë një miliard vaksina deri në fund të 2022, konfirmon kryeministri Johnson

“Strategjia globale e G7 pa detyrime të mbarsura si Kina”, deklaron Von der Leyen për Euronews

Samiti i G7 prezanton sfidat, zotim për të mbrojtur mjedisin, në agjendë raportet me Kinën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026