OBSH: Amerika e Jugut “epiqendra e re” e pandemisë
Amerika e Jugut është “epiqendra e re” e pandemisë së coronavirusit, me një situatë që paraqitet mjaft alarmante veçanërisht në Brazil, deklaroi të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Po vërejmë një rritje të numrit të rasteve në shumë vende të Amerikës së Jugut, veçanërisht në Brazil”, tha Dr Michael Ryan, drejtori i programit të emergjencave të OBSH gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
Brazili ka mbi 330 mijë raste e mbi 21 mijë viktima, sipas Universitetit John Hopkins.
Sot ai renditet si vendi i tretë më i prekur në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro e pati nënvlerësuar impaktin e sëmundjes, duke e cilësuar atë si “një grip të lehtë” si dhe duke kundërshtuar masat kufizuese të vendosura nga guvernatorët e Republikave Federative.
Ndër vendet e tjera të Amerikës së Jugut që janë goditur fort nga pandemia janë Meksika dhe Peruja.
Edhe pse Peruja ishte vendi i parë në Amerikën e Jugut që pati vendosur masa kufizuese, ato kanë hasur vështirësi në frenimin e përhapjes së virusit, i cili u përhap me shpejtësi në tregjet ushqimore dhe bankat, të cilat qëndronin të hapura.
Në Peru janë raportuar 3.200 viktima dhe mbi 111 mijë raste.
Në Meksikë, qeveria ka nisur hapat e para drejt rihapjes së ekonomisë. Vendi regjistron mbi 62 mijë raste dhe 6.900 viktima, por dyshohet se shifrat janë shumë më të larta.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti brazilian kërkon që populli të armatoset kundër diktaturës së karantinës
COVID në Amerikën Latine, Brazili mbetet vendi më i prekur
Meksikë, vajza e El Chapo shpërndan maska dhe ushqime për të varfrit
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta