OBSH: Javën e ardhshme numri i rasteve me COVID-19 mund të arrijë 10 milionë

24 Qershor 2020 | 17:15

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom tha të mërkurën se parashikon që numri i rasteve me COVID-19 në botë, i cili tani është rreth 9.3 milionë, mund të shkojë në 10 milionë javën e ardhshme.

Më tej, kreu i OBSH tha se shkalla e infektimeve të reja po ecën me hapa të shpejtë.

“Në muajt e parë të shfaqjes së virusit, u raportuan më pak se 10 mijë raste nga OBSH. Në muajin e fundit, janë raportuar rreth 4 milionë raste. Presim që kjo shifër të shkojë në 10 milionë brenda javës së ardhshme”, tha Adhanom.

Tedros gjithashtu tha se mbështet planin e Arabisë Saudite për të ndaluar pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit për të ndaluar përhapjen e virusit.

Dr Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave në OBSH, tha se pandemia ende nuk e ka arritur pikun në disa vende të Amerikës, veçanërisht në Amerikën Qendrore dhe Amerikën e Jugut.

Programi i testimit të coronavirus së Britanisë mund të ndihmojë për të dhënë një imazh më të plotë sesi u përhap virusi në vend, duke shtuar se shumë shtete, përfshi dhe Britania, kanë luftuar fort për të bërë një dalje të qëndrueshme nga karantina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026