OBSH lavdëron SHBA në ruajtjen e shëndetit global dhe fton Trump të vijojnë bashkëpunimin
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp mesditën e së hënës, vlerësoi kontributin e deritanishëm të SHBA-së në ruajtjen e shëndetit global dhe bëri thirrje për një vazhdimësi në marrëdhëniet e mira mesë dy palëve, pavarësisht vendimit të presidentit Donald Trump, për të braktisur organizatën.
”Dua ta përfundoj këtë bisedë duke theksuar se kemi marrë shumë pyetje në lidhje me deklaratën e së premtes të bërë nga presidenti amerikan.
Bota siguron përfitime të mëdha. Bota ka përfituar prej kohësh nga bashkëpunimi i madh me qeverinë dhe popullin amerikan. Kontributet e qeverive dhe popullit amerikan si dhe bujaria e tyre në të mirë të shëndetit global për shumë dekada ka qenë e jashtëzakonshme dhe ka bërë një ndryshim të madh në shëndetin publik në të gjithë botën.
Dëshira e OBSH-së është që bashkëpunimi të vazhdojë”, tha kreu i OBSH.
Trump deklaroi ditën e premte se do të shkëpusë lidhjet e tij me OBSH-në, duke e akuzuar atë se ishte një kukull në duart e Kinës, gjatë krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Ndërkohë, epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkhove, u shpreh se megjithëse fuqia e virusit ka rënë ndjeshëm, kontakti në rritje sidomos gjatë protestave në SHBA, mund të rrisë numrin e të infektuarve.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta