OBSH: Nevojiten miliarda dollarë për ta furnizuar botën me vaksina

29 Tetor 2021 | 10:40

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nevojiten miliarda dollarë për ta furnizuar botën me vaksina dhe ilaçe kundër COVID-19, deri në shtator të vitit 2022.

OBSH ka thënë se 23.4 miliardë dollarë janë të nevojshëm për të parandaluar të paktën 5 milionë vdekje potenciale, si dhe rreth 5.3 miliardë dollarë për ta ruajtur ekonominë globale.

Sipas kësaj Organizate, shpërndarja e pabarabartë e vaksinave dhe ilaçeve është duke parandaluar dhënien fund të pandemisë sa më shpejt që është e mundur.

“Nëse 6.8 miliardë vaksina, që janë dhënë deri më tani, do të ishin shpërndarë në mënyrë të barabartë, ne do të arrinim shënjestrën prej 40 për qind të vaksinimit në çdo shtet”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Zyra për Afrikën e OBSH-së, ka thënë se vetëm 10 për qind e 54 shteteve në rajonin afrikan do të mund të arrijnë vaksinimin e 40 për qind të popullatës deri në fund të këtij viti, në rast se nuk bëhet më shumë në këtë drejtim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026