English

OBSH paralajmëron rritje të rasteve të lisë së majmunëve në muajt e verës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve me virusin e lisë së majmunëve, për shkak të grumbullimeve masive në muajt e verës.

- Advertisement -

“Teksa hyjmë në periudhën e verës në rajonin evropian, me festa masive, festivale dhe ndenja të ndryshme, jam i shqetësuar se përhapja për mund të rritet ndonëse rastet e identifikuara tani janë në mesin e atyre që janë përfshirë në aktivitet seksual dhe simptomat janë të panjohura për shumë njerëz”, ka thënë drejtori i OBSH-ë për Evropën, Hans Kluge përmes një deklarate.

Autoritetet në Australi, Francë dhe Gjermani kanë sot rastet e tyre të para të lisë së majmunëve pasi sëmundja e rrallë ka vazhduar të shfaqet në një numër në rritje vendesh anembanë globit. Më shumë se 100 raste të  këtij infeksioni janë konfirmuar në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Holandë dhe Britani.

OBSH raportoi se ishin konfirmuar rreth 80 raste dhe 50 të tjera ishin nën hetim në 11 vende ku sëmundja zakonisht nuk shfaqet.

Shteti australian i Viktorias regjistroi rastin e parë të lisë së majmunit, te një burrë të 30-at, i cili ishte kthyer së fundmi nga Britania e Madhe. Të premten, autoritetet shëndetësore fqinje të Uellsit të Ri Jugor thanë se kishin identifikuar një rast tjetër të mundshëm të lisë së majmunit, te një person rreth të 40-tave, i cili ishte kthyer së fundmi në Sidnei nga Evropa.

Një rast u zbulua gjithashtu në qytetin gjerman të Mynihut për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit disa javë më parë, sipas Shërbimit Mjekësor të Ushtrisë.

Autoritetet franceze konfirmuan në mënyrë të ngjashme se një burrë 29-vjeçar në zonën e madhe të Parisit ishte infektuar me virusin. Një rast i dytë u konfirmua në Belgjikë të premten, njoftoi agjencia e lajmeve “Belga”.

Lia e majmunëve, më e zakonshme në Afrikë, shkakton sëmundshmëri të lehtë, me temperaturë dhe gunga në trup.

I identifikuar fillimisht tek majmunët, sëmundja përhapet në raste të kontaktit shumë të afërt dhe rrallë ka dalë jashtë Afrikës.

Shkencëtarët nuk presin shpërthim masiv si në rastin e COVID-19, sepse ky virus nuk përhapet aq lehtë.

OBSH ka thënë se rastet e fundit janë të pazakonta, sepse pothuajse të gjithë individët e prekur nga virusi, nuk kanë pasur histori të udhëtimit në zonat ku lia e majmunëve është endemike, por edhe për shkakun se rastet janë duke u identifikuar te burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra.

Në Britani, ku janë konfirmuar 20 raste, shërbimet shëndetësore kanë thënë se shumica e të infektuarve janë burra homoseksualë apo biseksualë.

Edhe 14 rastet e identifikuara në Portugali kanë qenë të lidhura me burra që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra tjerë.

Lia e majmunëve zakonisht raportohet në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore.

Ajo konsiderohet endemi në Republikën Demokratike të Kongos, ku është identifikuar për herë të parë në njerëz më 1970.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×