OBSH pezullon miratimin e ‘Sputnik V’ pas zbulimit të shkeljeve në një fabrikë në Rusi
Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën ruse ‘Sputnik V’. Një zyrtar rajonal i OBSH-së tha se procesi i prodhimit të vaksinës nuk përmbush standardet e nevojshme të sigurisë. Më muajin shkurt Rusia aplikoi për herë të parë për miratimin e vaksinës.
OBSH thotë se kanë vonuar miratimin e saj derisa të bëhet një inspektim i ri në një nga uzinat ku u prodhua ‘Sputnik V’. Hulumtimi i botuar në revistën mjekësore ‘The Lancet’ tregon se vaksina ka 91.6% efikasitet kundër coronavirusit. Por si OBSH ashtu edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë thënë se ata janë ende në pritje të të dhënave të plota nga prodhuesit e vaksinës.
Edhe pse nuk është miratuar ende nga këto dy agjenci, ‘Sputnik ‘V përdoret në një numër vendesh në të gjithë botën sikundër edhe në vendin tonë. Duke folur në një konferencë për mediat, ndihmës drejtori i OBSH Jarbas Barbosa konfirmoi se oferta e Rusisë për autorizimin emergjent ishte pezulluar.
“Ndërsa inspektuam njërën nga uzinat ku prodhohet vaksina, u zbulua se kjo fabrikë nuk ishte në përputhje me praktikat e reja më të mira të prodhimit”, tha zyrtari i OBSH.
OBSH kishte ngritur më parë shqetësime në lidhje me ndotjen e mundshme dhe të pamjaftueshme gjatë një inspektimi në fabrikën prodhuese ‘Sputnik V’ në Ufa. Marrja e miratimit nga OBSH do të ishte një sukses i madh për Rusinë, dhe gjithashtu mund të lehtësonte udhëtimin e miliona qytetarëve rusë të vaksinuar.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta