OBSH rishqyrton vendimin, lejohet përdorimi i hidroksiklorikinës për kurimin e COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të rifillojë trajtimin me hidroksilklorikinës kundër coronavirusit, deklaroi drejtori i përgjithshëm i organizatës. Vendimi u mor nga komiteti i sigurisë, i cili bazuar në të dhënat e vdekshmërisë arriti në përfundimin se nuk ka asnjë arsye të vazhdojë me ndalimin e përdorimit të ilaçit.
“Grupi ekzekutiv mori këtë rekomandim dhe miratoi vazhdimin e të gjitha trajtimeve të mundshme Përfshirë këtu edhe hidroksiklorikinën”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH.
Rifillimi i përdorimit të mjekimit erdhi pasi revista mjekësore britanike “The Lancet” bëri publik një shqetësimin për vlefshmërinë e studimit të publikuar fillimisht nga vetë ata.
Në Francë përdorimi i hidroksilklorikinës është përkrahur nga profesori i Marsejës, Didier Raoult, por përdorimi u ndalua pas botimit të raportit fillestar të ‘Lancet’.
Para disa ditësh Donald Trump do t’i befasonte të gjithë kur do të deklaronte se po përdorte ilaçin si masë paraprake, konfirmuar në një recetë më vonë edhe nga mjeku i tij.
Tedros tha se deri më sot, më shumë se 3.500 njerëz janë përfshirë në testimet e OBSH-së në 35 vende të ndryshme.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta