OBSH: Vaksinat shpëtuan 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit

24 Prill 2024 | 19:04

Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke shtuar se shumica që kanë përfituar nga vaksinimi ishin foshnje.

Kjo shifër është e barasvlershme me gjashtë jetë të shpëtuara çdo minutë të çdo viti në gjysmë shekull, tha agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara.

Në një studim të publikuar në Lancet, OBSH-ja bëri analiza krahasuese të ndikimit të 14 vaksinave të përdorura në kuadër të Programit të Zgjeruar mbi Imunizim (EPI), i cili shënon 50-vjetorin e krijimit muajin e ardhshëm.

“Vaksinat janë në mesin e zbulimeve më të fuqishme në histori, duke i bërë të parandalueshme sëmundjet që dikur nuk parandaloheshin”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një deklarate.

“Falë vaksinave, lija është çrrënjosur, poliomieliti është në prag të zhdukjes dhe sipas zhvillimit më të fundit të vaksinave kundër sëmundjeve sikurse malaria dhe kaceri i qafës së mitrës, ne po shtyjmë kufijtë e këtyre sëmundjeve”, tha ai.

“Me vazhdimin e kërkimeve, investimeve dhe bashkëpunimit, ne mund të shpëtojmë miliona jetë sot dhe në 50 vjetët e ardhshme”.

Studimi tha se foshnjat përbënin 101 milionë jetë të shpëtuara përmes imunizimit gjatë pesë dekadave.

“Imunizimi ishte kontributi më i madh nga çdo ndërhyrje shëndetësore për të siguruar foshnjat që jo vetëm të festojnë ditëlindjen e parë, por të vazhdojnë të kenë një jetë të shëndetshme deri në moshën madhore”, tha OBSH, shkruan REL.

Gjatë 50 vjetëve, vaksinat kundër 14 sëmundjeve, sipas studimit të OBSH-së kontribuuan drejtpërdrejt në uljen e vdekjeve të foshnjave për 40 për qind.

Në Afrikë, ulja e vdekshmërisë ishte në mbi 50 për qind.

Studimi gjeti se vaksinat shpëtojnë jetën e fëmijëve dhe ata persona që vaksinohen mund të jetojnë mesatarisht 66 vjet me shëndet të plotë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026

Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur

Një person ka humbur jetën, tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe tre janë plagosur pasi një varkë pontone u përmbys rreth 600 jardë larg...
17:09 | 15/07/2026