Ofertë e re për Antonio Conten, Napoli i ofron rinovimin deri në vitin 2029
Napoli po përjeton një epokë të artë nën drejtimin e Antonio Contes, dhe skuadra po performon mirë edhe këtë sezon në ligë, duke mbajtur gjasat për të rivalizuar deri në fund për titullin kampion.
Fillimisht, drejtuesit kishin menduar ta rinovojnë kontratën deri në 2027, por ideja aktuale është që trajneri të pranojë një rinovim deri në 2029.
Megjithatë, kjo duket e vështirë, pasi Conte është një ndër trajnerët më të kërkuar edhe jashtë Italisë. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, pas fitores në Superkupë, i ka dhënë elozhe trajnerit dhe mbetet një nga drejtuesit më të përkushtuar pas ekipit.
Një shqetësim për klubin mbetet interesi i mundshëm i Contes për drejtimin e kombëtares italiane në të ardhmen, çka mund të ndikojë në vendimin e tij për të qëndruar te Napoli.
U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz