OKB e alarmuar nga ndryshimet e klimës: Vitin e kaluar u thyen rekordet

18 Maj 2022 | 17:24

Organizata Meteorologjike Botërore, në raportin e saj “Gjendja globale e klimës 2021”, paralajmëron se sistemi energjetik global po e çon njerëzimin drejt katastrofës.

Dokumenti thotë se katër faktorët kryesorë të ndryshimit të klimës thyen rekorde të reja vitin e kaluar, duke iu referuar gazit serrë, rritjes së nivelit të deteve, temperaturave dhe acidifikimit të oqeaneve.

“Vitet nga 2015-a në 2021 ishin më të ngrohtat. Në 2021-shin kemi thyer 4 rekorde; ngrohja e oqeaneve, CO2-shi në atmosferë, acidifikimi i oqeaneve dhe nivelet e deteve”, thotë Peeteri Taalas, nga Organizata Meteorologjike Botërore

Për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, raporti është një tregues i dhimbshëm i dështimit të njerëzimit për të luftuar ndryshimet e klimës.

“Nëse veprojmë së bashku, kalimi në energjinë e rinovueshme do të jetë projekti i paqes i shekullit XXI. Çdo vend, qytet dhe qytetar, çdo institucion financiar, kompani dhe organizata të shoqërisë civile kanë rolin e tyre. Por mbi të gjitha është koha që liderët politikë dhe biznesmenët të mos flasin më për këtë energji si një projekt të largët. Sepse pa energji alternative nuk ka të ardhme. Raporti e bën të qartë, është koha të veprojmë para se të jetë tepër vonë”, shprehet Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Organizata Meteorologjike Botërore deklaroi më tej se, aktivitetet e njeriut po shkaktojnë ndryshimet në shkallë planetare; në tokë, oqeane dhe atmosferë, me degëzime të dëmshme për ekosistemin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026