OKB: Më shumë se 10 000 njerëz të zhvendosur nga konfliktet e reja në Sudan

29 Dhjetor 2025 | 16:13

Sipas OKB-së, më shumë se 10,000 njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre vetëm në tre ditë për shkak të luftimeve të ripërtërira në Sudanin lindor dhe jugor.

Në shtetin perëndimor të Darfurit të Veriut, më shumë se 7,000 banorë ikën nga dy qytete pranë kufirit me Çadin të enjten dhe të premten, njoftoi të dielën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), raportuan mediat botërore.

Midis të mërkurës dhe të premtes, më shumë se 3,000 njerëz u larguan nga Kadugli, kryeqyteti i shtetit të Kordofanit Jugor, sipas OKB-së. Qyteti kontrollohet nga milicia e RSF-së, e cila është armiqësore ndaj ushtrisë.

Në Sudan, vendi i tretë më i madh i Afrikës, ushtria e sundimtarit ushtarak Abdel Fattah el-Burhan dhe milicia RSF e ish-zëvendësit të tij Mohamed Hamdan Daghl kanë zhvilluar një luftë të përgjakshme për pushtet që nga prilli i vitit 2023.

Sipas të dhënave të OKB-së, ky vend po përjeton krizën më të keqe humanitare në botë. Dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime dhe gati dymbëdhjetë milionë u zhvendosën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026