OKB rezolutë kundër aneksimit, ambasadori rus: Jeni të shurdhër

13 Tetor 2022 | 13:06

Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kanë votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia.

Të bashkuar më shumë se kurrë ata mbështetën thirrjen që Rusia të sprapset nga veprimet e saj. Votimi në dhomën prej 193 anëtarësh ishte 143 pro dhe 35 abstenime.

“Një shtet anëtar i OKB-së me një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ka tentuar të aneksojë territorin nga fqinji i tij me forcë. Ky shtet anëtar i OKB-së jo vetëm që e ka vënë fqinjin e tij në pikëpyetje, por gjithashtu ka sjellë turp në parimin thelbësor të këtij institucioni .Një vend nuk mund të marrë me forcë territorin e një tjetri”, tha Linda Thomas-Greenfield, Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Pavarësisht nga një përpjekje e madhe diplomatike e SHBA-së për të kërkuar një dënim më të qartë të Moskës, 35 vende  abstenuan, por vetëm 4 votuan per Rusinë.

“Perëndimi është plotësisht i shurdhër ndaj problemeve të Jugut Global dhe ndaj thirrjeve për t’i adresuar përfundimisht ato. Të gjitha përpjekjet janë hedhur për të promovuar narrativën ukrainase, por jo për hir të mirëqenies së vendit, vetëm një përpjekje për të dëmtuar Rusinë”, deklaroi Vsily Nebenzya, Përfaqësues i Përhershëm i Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara.

Muajin e kaluar Rusia njoftoi zyrtarisht aneksimin e katër provincave pjesërisht të okupuara të Ukrainës lindore dhe jugore.

Sipas burimeve ruse, votuesit në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia kanë mbështetur bashkimin me Rusinë. Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë i hodhën poshtë referendumet si paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti të premten sulmet e fundit me dronë kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit një “shkelje të pamend” të...
18:35 | 26/06/2026

Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët

Vendndodhja e gati 300 personave që rezultuan pozitivë për Ebolën në Republikën Demokratike të Kongos mbetet e panjohur, sipas drejtorit të përgjithshëm të Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin...
18:23 | 26/06/2026

BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihmë emergjente në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të...
18:19 | 26/06/2026