Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki

26 Qershor 2026 | 18:18

Është mbajtur në Korçë komisioni për hartën e re territoriale, takim që nuk ka kaluar pa debate të forta mes simpatizantëve të të dyja partive.

Pjesëmarrësit në këtë takim janë shprehur se asnjëra nga bashkitë e Korçës, Maliqit, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Pustecit nuk duhet të shkrihen.

Sipas tyre, zonat do të dëmtohen në rast se një banor nga Maliqi shkon të marrë shërbim në Korçë apo anasjelltas.

“Bashkia e Devollit nuk kërkon ndarje për reformën e re administrative. I gjithë populli i bashkisë Devoll është unison për të mbrojtur si bashki me vete”, thotë një banor.

“Në reformën e 2014 u bë padrejtësi e madhe, u bashkua bashkia e Leskovikut me Ersekën. Nuk ka pasur asnjë lidhje. Ata njerëz e humbën shërbimin. Mua më shqetëson fakti a do ekzistojë bashkia Kolonjë apo jo? Nëse Leskovikut i ka mbetur vetëm posta, edhe stema e bashkisë Kolonjë do jetë e njëjta gjë”, shprehet një tjetër.

Në takimin e mbajtur në Korçë, Arbër Mazniku dhe Luçiano Boçi kanë folur për mediat edhe për situatën politike dhe protestat në vend, ku socialisti i konsideron normale në një vend demokratik, ndërsa demokrati Boçi thotë se nuk mund të diskutohet për ndarje të re administrative kur populli është në rrugë duke protestuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026