Operat e rrugës në Gjermani, këngëtarët përformojnë në mjedis të hapur
Teksa Gjermania bëhet gati për tu përballur me kufizimet e reja kundër COVID-19, të cilat priten të hyjnë në fuqi brenda kësaj jave, dy këngëtarë po sigurohen që shfaqjet e tyre të vazhdojnë në Berlin, edhe pse teatrot dhe operat do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur.
Ka kaluar më shumë se një vit që nga nisja e pandemisë COVID-19 dhe numri i shfaqjeve ka rënë në mënyrë drastike për këngëtaret klasikë, Florian dhe Jennifer. Të gjendur pa një skenë ku të performonin, ata zbuluan një të tyren, rrugën.
“Ky shkëmbim i energjive dhe ky lloj komunikimi është ajo çka ne kemi nevojë. Prandaj kemi zgjedhur këtë profesion dhe pa publikun ne ndihemi gjysmakë. Nuk jemi të plotë si më parë”, u shpreh muzikanti Florian.
Që nga vepra e Johan Shtraus, “Fledermaus” te ajo e Xhorxh Bizet, “Karmen”, këngëtarët “freelance” të operas dhurojnë shfaqje të përjavshme në sheshet e Berlinit.
Por, ashtu si shumë bashkëmoshatarët e tyre, të ardhurat janë ulur ndjeshëm pavarësisht ndihmës financiare të dhënë nga qeveria gjermane.
“Isha në panik pasi nuk dija se çfarë do të bëja. Nuk kisha shpresë. Kështu që fillova të punoja afër banesës të një supermarket vegan, çka ishte një eksperiencë e vyer që më ndihmoi shumë”, tha sopranoja Jennifer.
Ndërkohë që shfaqjet i sollën siguri financiare, Jennifer nuk kishte energjinë e mjaftueshme për të performuar dhe për të bërë prova gjatë javës, kjo edhe pse në nëntor ajo u infektua me COVID-19.
“Ende vuaj pasojat e COVID-19. Prandaj herë pas here ndihem e rraskapitur. Nuk mund të praktikoja asnjë sport për 5 muaj dhe kisha aritmi të lartë” shtoi znj. Jennifer.
Për një periudhë të shkurtër, u duk se shfaqjet me një numër të reduktuar spektatorësh në Berlin po rikthenin shpresën për sallat e Operas dhe Baletit, por rritja e numrit të infektimeve bëri që projektet pilot të ndaloheshin nga Senati i Berlinit.
“Të them të drejtën nuk e pritëm mirë këtë vendim pasi po zhvillonim një koncept të ri, ku përfshiheshin edhe qendrat e testimit në hyrje të operas. Kjo po bëhej me synim që njerëzit të testoheshin përpara se të hynin në sallë. Cili ishte rezultati? Kishim radhë të gjata përballë qendrave të testimit, por njerëzit po testohen edhe për të shkuar në parukeri ose për të bërë shopping. Nga një anë ky ishte vendimi dhe është i kuptueshëm pasi numri i infektimeve është ende në rritje”, tha drejtori i operas Deutsche Oper, Dietmar Schëarz.
Opera në Berlin shpreson se projektet pilot do të rifillojnë në muajin maj, por pa mbështetjen financiare të shtetit, përformuesit “freelance” dhe institucionet e vogla do të duhet të presin më gjatë për hapjen e shfaqjeve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta