Orban fiton mandatin e katërt si kryeministër i Hungarisë, kritika Zelenskit

4 Prill 2022 | 09:33

Viktor Orban siguroi një mandat të katërt radhazi në krye të qeverisë hungareze duke mbyllur një fushatë të dominuar nga qëndrimi i tij i diskutueshëm ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Fjalimi i tij i fitores kishte edhe tone kritikash ndaj Volodimir Zelenskit, liderit ukrainas i cili e ka sfiduar vazhdimisht Orbani për mosgatishmërinë për të dënuar aleatin e tij të ngushtë Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.

“Na duhej të luftonim me forcat më të mëdha, me të majtën në vend, me të majtën ndërkombëtare, me burokratët e Brukselit, me të gjitha organizatat e perandorisë Soros, me mediat kryesore ndërkombëtare dhe në fund me presidentin ukrainas, kurrë nuk ka pasur kaq shumë kundërshtarë”, tha Orban.

Gara pritej të ishte më e ngushtë që kur Orban mori pushtetin në vitin 2010, pasi gjashtë partitw kryesore opozitare të Hungarisë lanë mënjanë dallimet e tyre ideologjike për të formuar një front të bashkuar kundër Fidesz.

Por Péter Marki-Zay, i cili ka qenë në krye të grupit opozitar ‘Të Bashkuar për Hungarinë’, nuk e fitoi as qarkun e tij.

Partia e Orbanit ka forcuar pushtetin përmes një strukture të favorshme të pronësisë mbi median dhe ndryshimeve në sistemin elektoral që kritikët thonë se i bën zgjedhjet të padrejta. Koalicioni i Votës së Pastër, një grup prej katër OJQ hungareze, tha se kishte marrë ankesa të shumta për parregullsi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026