Orban kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE: Deklaratë lufte

11 Shkurt 2026 | 14:13

Viktor Orban ka kritikuar ashpër planin e BE-së për pranimin e shpejtë të Ukrainës , duke e quajtur atë një “deklaratë lufte” kundër Hungarisë.

Komisioni Evropian po punon mbi një plan për të përshpejtuar procesin e pranimit të Kievit, i cili mund t’i ofrojë vendit anëtarësim të pjesshëm në BE përpara se të përfundojë reformat e kërkuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po bën presion për anëtarësim nga viti 2027, si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

“Plani i fundit i luftës Bruksel-Kiev”

Orban, një aleat i ngushtë i Moskës, kundërshton fuqimisht anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Sipas diplomatëve dhe zyrtarëve evropianë që folën me Politico, Komisioni Evropian po shqyrton mënyra për të anashkaluar një veto të mundshme hungareze, siç është t’i kërkohet Presidentit të SHBA-së Donald Trump të ushtrojë presion mbi Orbanin ose edhe të shqyrtojë aktivizimin e Nenit 7 të Traktatit të BE-së, gjë që mund të çojë në pezullimin e të drejtave të votës së Budapestit.

Një veprim i tillë do të përbënte “një deklaratë të hapur lufte kundër Hungarisë”, paralajmëroi kryeministri hungarez sot, të mërkurën, në një postim në platformën X.

Orban foli për ” planin e fundit të luftës së Brukselit dhe Kievit “.

“Ata kanë vendosur që Ukraina do të pranohet në Bashkim që në vitin 2027”, shtoi ai. “Ata e injorojnë vendimin e popullit hungarez dhe janë të vendosur ta rrëzojnë qeverinë hungareze me çdo mjet”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026