Orban: Ukraina po planifikon plane për të sabotuar sistemin energjetik të Hungarisë

25 Shkurt 2026 | 15:10

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, akuzoi të mërkurën Ukrainën se po planifikon të prishë sistemin energjitik hungarez dhe urdhëroi vendosjen e ushtarëve dhe pajisjeve për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

Veprimi i tij përshkallëzon më tej një mosmarrëveshje me Ukrainën lidhur me një ndërprerje në tubacionin e naftës Druzhba që transportonte furnizime të naftës bruto ruse në Hungari dhe Sllovaki, të dyja këto vende fajësojnë Kievin për ndërprerjen e zgjatur të furnizimeve për rafineritë e saj.

Kievi thotë se ndërprerja u shkaktua nga një sulm me dron rus që goditi pajisjet e tubacionit në Ukrainën Perëndimore. Ministria e Jashtme ukrainase nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi akuzën e Orbanit të mërkurën.

Orban, duke folur në një video në faqen e tij në Facebook, theksoi se mbyllja e Druzhbës ishte për “arsye politike, jo teknike” dhe tha se raportet e inteligjencës tregojnë për ndërprerje të mëtejshme të mundshme në sistemin energjetik të Hungarisë.

“Shoh që Ukraina po përgatit veprime të mëtejshme për të prishur funksionimin e sistemit energjetik hungarez. Prandaj, kam urdhëruar përforcimin e mbrojtjes për infrastrukturën kritike të energjisë. Kjo do të thotë që ne do të vendosim ushtarë dhe pajisje të nevojshme për të sprapsur sulmet pranë objekteve kyçe të energjisë”, tha Orban.

Hungaria dhe Sllovakia kanë mbajtur lidhje me Moskën dhe nuk janë pajtuar me partnerët e Bashkimit Evropian mbi mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën, ndërsa ajo lufton pushtimin e Rusisë.

Të hënën, Hungaria mbajti veton e saj ndaj sanksioneve të reja të BE-së ndaj Rusisë dhe një kredie të madhe për Ukrainën, mes një mosmarrëveshjeje mbi furnizimet me naftë.

Orban i ka cilësuar zgjedhjet parlamentare të 12 prillit në Hungari si një zgjedhje të ashpër midis “luftës ose paqes”, duke thënë se kundërshtarët e tij do ta tërhiqnin vendin në luftën që po zhvillohet në Ukrainën fqinje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026