Organizata e ish-presidentit Trump është nën hetim, dorëzohet financieri Weisselberg
Financieri i Organizatës Trump, Allen Weisselberg u dorëzua të enjten tek autoritetet, pasi ai dhe grupi i ish-presidentit amerikan po bëhen gati për t’u përballur me drejtësinë në kuadër të një hetimi penal.
Weisselberg, që ndihmoi në menaxhimin e pronave të Trump gjatë presidencës së tij, hyri vullnetarisht në ndërtesën ku ndodhet gjykata penale e Manhatanit.
Ai dhe Organizata Trump do të gjykohen më vonë gjatë ditës, ka deklaruar një person i afërt me çështjen për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Për momentin nuk dihen ende me saktësi akuzat e ngritura nga prokurori Cyrus Vance, i cili në këtë proces ka bashkëpunuar me hetuesit e zyrës së prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James.
Padia ndaj Organizatës Trump mund të minojë marrëdhëniet e kompanisë me bankat dhe partnerët në biznes, si dhe të komplikojë të ardhmen politike të Trump, teksa ai planifikon të rikandidojë për president në 2024-n.
Në një deklaratë, organizata akuzoi prokurorin e çështjes se po përdor kryefinancierin Weisselberg, që ka punuar për familjen Trump për 48 vjet, si një mjet për të dëmtuar figurën e ish-presidentit.
“Kjo nuk është drejtësi, kjo është politikë”, tha kompania.
Vetë Trump nuk pritet të akuzohet, edhe pse prokurorët kanë deklaruar se hetimi ndaj kompanisë së tij vazhdon.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta