Organizata Ndërkombëtare e Punës: 56.7% e të punësuarve në Shqipëri janë në të zezë

8 Janar 2021 | 06:26

56.7% e të punësuarve në vendin tonë për vitin 2019 janë informal. Të dhënat janë publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Vetëm 43.3 për qind paguajnë sigurime shoqërore, ndërsa pjesa tjetër prej 56.7% është në të zezë.

Nga totali i punonjësve informal 63,9 për qind i përkasin sektorit të bujqësisë, 12.6 për qind sektorit të tregtisë, 7,6% ndërtimit, 4,2 për qind restoranteve dhe hoteleve. Më tej në sektorin e industrisë punojnë 3.2 për qind punonjësve informal, në transport 3%, në sektorin e shërbimeve të 1.9%.

Aktivitet profesionale, ato të administratës publike, artit dhe argëtimit janë më pak të ekspozuara ndaj punësimit informal.

Nga përqindja e punonjësve në të zezë shumica janë meshkuj. Duke përjashtuar sektorin bujqësor 40 për qind e meshkujve të punësuar janë në të zezë, kundrejt 32.2 për qind e  femrave.

Nga totali i personave që punojnë në të zezë, 73 për qind e tyre punojnë në aktivitete që nuk janë të formalizuar në tatime dhe 26 % të tjerë punojnë në aktivitete shtëpiake si të vetëpunësuar. Vetëm 0.6 % e të punësuarve pa sigurimeve punojnë në aktivitete të  regjistruara në tatime.

Në fund të vitit 2019, INSTAT raportoi si të punësuar 1,2 milionë persona, prej të cilëve u raportuan se paguajnë sigurime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vetëm 782 mijë persona.

Anketa e forcës së punës e analizuar nga ILO tregon se punësimi informal vijon të jetë një fenomen shqetësues për Shqipërinë, i cili mund të përkeqësohet më tej nga kriza e COVID-19.

Lexoni gjithashtu:

 Rimëkëmbja ekonomike, raporti i Bankës Botërore: Ekonomia globale pritet të rritet me 4% gjatë 2021

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026