Ornela Liperi: Më të dëmtuarit nga pandemia të punësuarit informalë
Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës “Monitor” thotë se Shqipëria ka pasur një performancë të mirë ekonomike gjatë pandemisë dhe tkurrja ka qenë më e vogël se sa parashikohej nga FMN, por ajo thekson se janë dëmtuar të punësuarit informalë.
Znj. Liperi tha se INSTAT mat dy tregues, së pari të dhënat administrative të tregut të punës ku të dhënat merren direkt nga Drejtoria e Tatimeve dhe bëhet fjalë për persona të deklaruar.
Këto të dhëna tregojnë se ka një përmirësim të situatë, por mbeten 5 mijë të punësuar më pak në biznesin privat. Ndërsa nga ana tjetër në administratën shtetërore ka 10 mijë të punësuar më shumë.
Kryeredaktorja e revistës “Monitor” tha se nga matja që INSTAT bën me anë të anketave tregon një situatë të përkeqësuar në sektorin e punësimit.
“Sipas anketës së tregut të punës kemi rreth 37 mijë të punësuar më pak në vitin 2020 krahasuar me 2019. Janë 37 mijë persona që kanë dalë nga tregu i punës dhe kjo tregon qartë se ata që e kanë pësuar më shumë nga pandemia janë të punësuarit informalë, të cilët nuk kanë përfituar as nga paketa e ndihmës”, u shpreh znj. Liperi.
Duke folur për gjendjen ekonomike, ajo tha se për 2020 pati një rënie me 3.3% që ishte performance më e mirë pas Serbisë në rajon. Znj. Liperi tha se “ka rritje të ndjeshme të eksporteve dhe situatë është e përmirësuar dhe FMN ka rishikuar treguesit duke bërë që rimëkëmbja të arrihet që këtë vit”.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta