OSBE: Zgjedhjet në SHBA u “njollosën” nga përpjekjet për të cenuar besimin e popullit
Zgjedhjet në SHBA janë njollosur nga përpjekjet për të cenuar besimin e popullit tek procesi elektoral, thonë mbikëqyrësit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).
OSBE tha se mbikëqyrësit e zgjedhjeve të SHBA-së “ia kanë dalë të menaxhojnë situatën pavarësisht vështirësive që ka sjellë pandemia COVID-19”.
Misioni ndërkombëtar shtoi se “fushata ishte e karakterizuar nga një polarizim i thellë politik që shpesh ka mbizotëruar mbi debatin për politikat publike dhe akuzave të paqena për mashtrime sistematike”.
Michael Georg Link, lideri i misionit afat-shkurtër të OSBE, tha se akuzat e presidentit Donald Trump “dëmtojnë besimin e popullit tek institucionet e demokracisë”.
Trump u përpoq të hedhë hije dyshimi mbi rezultatet e votave që ishin ende në numërim gjatë së mërkurës, duke akuzuar shtetet se po i “zhduknin votat fshehurazi”.
Komisionerja Elektorale e Uiskonsin, Meagan Wolfe nga ana tjetër tha se zyrtarët elektoralë kanë punuar me “shpirt e zemër” gjatë këtyre ditëve.
Wolfe tha se “ndihet e sigurt që çdo votë e vlefshme është numëruar në shtetin e Uiskonsin”.
“Mendoj se duhet të jemi shumë krenar për mënyrën sesi u zhvillua procesi i djeshëm”.
Biden fitoi në Uiskonsin me një avantazh prej rreth 20.500 votash.
OSBE tha se pandemia ka sjellë vështirësitë e veta por se dita e zgjedhjeve ka kaluar qetësisht.
Sipas tyre, disa dokumente specifike identifikimi kanë ndikuar tek disa grupe të shoqërisë dhe se financat e fushatës mbeten problem në SHBA.
Shpenzimet totale të këtyre zgjedhjeve mendohet se kanë kapur shifrën 14 miliardë dollarë, tha OSBE.
Lexoni gjithashtu
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta