Osmani: Serbia i sheh vendet e Ballkanit Perëndimor si ‘të përkohshme’

14 Prill 2022 | 20:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar për CNN se konflikti në Ukrainë mund të shtrihet dhe në pjesë të tjera të botës, përfshirë Evropën.

Gjatë intervistës me gazetaren e njohur, Christiane Amanpour, ajo e krahasoi luftën në Ukrainë me atë që ka ndodhur në Kosovë në 1999.

“Imazhet që vijnë nga Ukraina, të njerëzve të pafajshëm më kujtojnë atë që ne kemi kaluar” tha Osmani.

Sipas Osmanit, Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë, duke e quajtur ‘satelit të saj’.

“Serbia vazhdon t’i shohë vendet e Ballkanit Perëndimor si ‘vende të përkohshme’”, tha Osmani. “Ne jemi këtu për të qëndruar të pavarur, sovran dhe komb me demokraci të gjallë”, shtoi ajo.

Presidentja e Kosovës thotë se paqja në Evropë është e pamundur pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE.

Osmani foli edhe për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë, krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi.

Po ashtu përmendi djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi të këtij fshati në vitet e luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026