OTP Bank Albania nderohet me çmimin “Banka më e Mirë” në Shqipëri nga Euromoney Awards for Excellence 2021
Ky është viti i dytë radhazi që Banka OTP Albania njihet si “Banka më e Mirë” në Shqipëri prej Euromoney, gjatë ndarjes se Çmimeve të Ekselencës 2021.
Mes arritjeve kryesore mbi të cilat u bazua edhe vlerësimi i dhënë nga Euromoney, qëndronin puna e jashtëzakonshme gjatë krizës së COVID-19 dhe daljes mbanë me arritje fantastike si për rritjen e qëndrueshme dhe për përfitueshmërinë që është më e larta në vend, po aq edhe për përkushtimin në zhvillimet digjitale të bankës.
“Të fitosh këtë çmim është një arritje motivuese për ne, e cila dëshmon se përkushtimi i skuadrës për të realizuar objektivat e vendosur është shpërblyer, sidomos duke pasur parasysh rrethanat e vështira të vitit 2020. Strategjia e bankës sonë dhe e grupit në tërësi, që të konkurrojmë për të qenë të parët dhe më të mirët në treg, edhe një herë u shpërblye nëpërmjet këtyre çmimeve prestigjioze. Ne duhet të ndihemi krenarë që Banka OTP Albania vijoi të ekzekutojë me sukses këtë strategji fituese duke e rritur peshën e saj në tregun bankar shqiptar pavarësisht vështirësive që na diktoi realiteti.” u shpreh CEO i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella.
Fituesit shpallen pas një vlerësimi tërësor nga ekspertët, bazuar në monitorimin vjetor të bankingut global dhe industrive të bankingut të investimeve.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta