Padi qeverisë italiane, familjarët e viktimave të COVID akuzojnë institucionet për neglizhencë
Rreth 500 familjarë të 70 qytetarëve italianë që humbën jetën në Bergamo gjatë pandemisë së coronavirusit kanë paditur qeverinë për neglizhencë në menaxhimin e COVID-19 dhe kërkojnë 100 milionë euro kompensim.
“Mund të jetë hera e parë në Itali që 520 persona gjejnë kurajën të bashkohen dhe të padisin autoritetet, si Ministrinë e Shëndetësisë, Këshillin e Ministrave dhe rajonin e Lombardisë dhe t’i mbajnë ato përgjegjëse për gabimet e tyre”, u shpreh avokatja e familjarëve të viktimave, Consuelo Locati.
Konkretisht, qytetarët kanë ndërmarrë nisma ligjore ndaj ish-kryeministrit Giuseppe Conte, ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe presidentit të rajonit të Lombardisë, Attilo Fontana.
“Ajo që do të donim në një vend që po rikuperohet është që kujtimi i viktimave të mos harrohet. Ndaj ne jemi këtu për familjarët tanë, por edhe për vlerat qytetare”, u shpreh një qytetare.
Padia civile, me një total prej 2.100 faqesh përmban një numër të madh dokumentesh, investigime gazetareske dhe ligjore, përfshirë disa biseda mes burokratëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të deleguarit italian në OBSH.
Gjithashtu, në dosje janë edhe detajet e një libri të shkruar së fundmi nga një studiues i OBSH-së, ku flitet për reagimin e parë të Italisë ndaj pandemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta