Shpërthimi i një vullkani në afërsi të Rejkjavik të Islandës ka ofruar pamje spektakolare duke mbledhur me qindra turistë të cilët janë mahnitur nga pamjet e zjarrta
“Krateri është i hapur, shihet llava si shatërvan, ajo rrjedh duke shtyrë përpara rërën dhe tokën, është spektakolare, më pëlqen shumë” shprehet Anita
“Është e pabesueshme, duket e pavërtetë. Ngjyrat janë me të vërtetë të forta, është sureale. Është shumë e bukur” thotë Marion turiste nga Franca
Për momentin nuk ka asnjë shtëllungë të rrezikshme të hirit, por ekspertët islandezë thonë se “është e mundur që ndotja mund të vihet re më vonë për shkak të çlirimit të gazit”. Ata u kanë bërë thirrje turistëve të qëndrojnë sa më larg.
Islanda është një pikë e nxehtë sizmike me 32 sisteme vullkanike aktive.
LEXONI GJITHASHTU