Pandemia COVID-19 hyn në fazë të re, deri tani 10 milionë të infektuar dhe afro 500 000 të vdekur
Rastet e personave të infektuar me COVID-19 kanë tejkaluar 10 milionë këtë të diel, duke shënuar kështu një kulm në përhapjen e sëmundjes respiratore, që brenda 7 muajve u ka marrë jetën afro 500.000 personave.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo shifër është thuajse dyfishi i rasteve të gripit të rëndë që regjistrohen çdo vit.
Rekordi i ri i infektimit vjen në një kohë kur shumë vende kanë nisur lehtësimin e masave kufizuese, por në të njëjtën kohë duke ju përshtatur ndryshimeve të detyruara në jetët e tyre sociale dhe në punë, pasi prodhimi i një vaksinë anti-covid kërkon ende kohë.
Disa vende madje po shohin rritje të rasteve, duke bërë që autoritetet të rivendosin masat e izolimit pjesor. Ekspertët parashikojnë se kjo do të jetë një tendencë që do të rikthehet edhe në muajt në vijim e madje edhe në vitin e ardhshëm.
Pandemia duket se tanimë ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit. Amerika e Veriut, ajo Latine dhe Europa përbëjnë secila 25% të rasteve, ndërsa Azia dhe Lindja e Mesme përbëjnë 11% dhe 9% të rasteve respektivisht.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta