Pandemia rrënoi bizneset, Gjergj Buxhuku: Ekonomia shqiptare është tepër e dobët

18 Janar 2021 | 15:44

Pandemia e Covid-19 goditi rëndë biznesin në Shqipëri dhe këtë e faktojnë shifrat e publikuara nga Drejtoria e Tatimeve. Referuar këtyre të dhënave, janë 9 mijë biznese, të cilat mbyllën dyert ose kaluan në status pasiv për shkak të pandemisë.

Drejtuesi i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku tha për Euronews Albania se ekonomia shqiptare ka marrë goditje të rëndë nga pandemia. Ai shtoi se krahas këtij faktori, ekonomia në Shqipëri ka pasur probleme të mbartura ndër vite.

“Unë mendoj që nëse do vlerësojmë faktin se si paraqitet sot ekonomia shqiptare, unë them se është e prekur rëndë nga Covid-19, por jo vetëm kjo. Ekonomia ka pasur probleme dhe ka në thelbin e saj në strukturën e saj, të cilat nuk mund të zgjidhen brenda një viti”, tha ai.

Zoti Buxhuku shtoi se në thellimin e krizës në ekonomi kanë ndikuar edhe remitancat e emigrantëve, të cilat siç shtoi ai kanë pësuar një tkurrje të dukshme.

“Ne jemi të prekur edhe nga rënia e rimitancave. Ata u prekën në vendet e ku janë nga kriza globale dhe natyrisht dërgojnë më pak para në Shqipëri. Bizneset e vogla ashtu si e marrin goditjen shpejt, ashtu edhe rimarrin veten shpejt. Bizneset e mëdha janë më problematike. Bizneset janë më të ekspozuara nga pasojat e një krize, siç është rasti i krizës së Covid-19”, shtoi ai.

Teksa shtoi se ekonomia shqiptare është e dobët, z. Buxhuku u shpreh se ende nuk janë ndjerë pasojat reale nga pandemia e Covid-19.

“Kriza e vërtetë në Shqipëri ende nuk ka filluar të shfaqet në përmasat e saj reale. Ato paketat e ndihmës të dhëna nga qeveria ishin më të voglat nga rajon. Ekonomia shqiptare është tepër e dobët”, u shpreh ai.

Mes tjerash, kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha se performanca ekonomike e Shqipërisë nuk është e shkëputur nga vendet e Evropës, dhe ringritja e saj varet nga perfromaca e ekonomisë globale.

“Në rast se ekonomia globale nuk do ta marrë veten, ekonomia shqiptare nuk ka se si të lulëzojë. Ekonomia e Shqipërisë është në një nivel të dobët në kuptim absolut dhe relativ në raport me vendet e tjera si pasojë e politikave”, theksoi ai.

Ndiqni intervistën e plotë:

Lexoni gjithashtu: 

Drejtorja e Tatimeve flet për bizneset që u rritën dhe ato që u goditën gjatë pandemisë

Pandemia goditi tregtarët e vegjël, falimentojnë mbi 9000 biznese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026