Pandemia, sfida më e madhe e Biden në vitin e parë të presidencës
20 janari shënon vitin e parë që kur presidenti Joe Biden u betua si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Si sot një vit më parë, derisa mori drejtimin e vendit, Biden kishte para vetës luftën me pandeminë e coronavirusit për të cilën si kandidat presidencial, premtoi gjatë fushatës se do t’i jepte fund.
Në vitin e parë në detyrë, bota po futet në vitin e tretë me pandemi.
Numrat e sondazheve të Bidenit janë ulur mes inflacionit në rritje, pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit dhe një axhende legjislative që ka ngecur në një kongres të ndarë.
Presidenti amerikan Joe Biden pranoi të mërkurën se viti i tij i parë në detyrë është shoqëruar me “sfida” dhe përparim “të madh” ndërsa ai mbajti konferencën e tij të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022.
Presidenti filloi duke theksuar disa nga sukseset që ka arritur administrata e tij vitin e kaluar.
Ai përmendi numrin në rritje të amerikanëve që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19. Ai gjithashtu vuri në dukje se numri i amerikanëve të papunë është ulur shumë.
Konferenca për shtyp e Presidentit Biden vjen pasi dy projektligje kyçe të axhendës së tij janë bllokuar në Kongres dhe me pandeminë COVID-19 që ende po shkakton dëme të mëdha brenda dhe jashtë vendit.
Mbështetja për Presidentin Biden në sondazhet e opinionit publik ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga tërheqja kaotike e forcave amerikane nga Afganistani shtatorin e kaluar.
Në një sondazh të publikuar javën e kaluar nga Universiteti Quinnipiac, rreth 40% e të anketuarëve shprehën mbështetje për punën e Presidentit Biden, ndërsa 33% thanë se ai nuk po bënë punë të mirë në trajtimin e sfidave të vendit.
Vlerësimet e ulëta për punën e presidentit janë përkeqësuar nga perceptimet për trajtimin jo të mirë të pandemisë së coronavirusit, e cila po hynë në vitin e tretë, pavarësisht fushatës intensive të vaksinimit të administratës së tij.
Ekspertët e shëndetit publik kanë kritikuar administratën për dështimin për të parashikuar shfaqjen e varianteve Delta dhe Omicron të coronavirusit, si dhe dështimin për të rritur kapacitetin e testimeve për COVID-19, duke përfshirë vënien në dispozicion të testeve të shpejtë për të gjithë amerikanët.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta