Pandemia uli emigracionin e paligjshëm në Evropë, por kalimet në rrugë detare u shtuan
Gjatë vitit 2020 emigrimi i paligjshëm drejt Bashkimit Evropian shënoi numrin më të ulët në shtatë vitet e fundit. Megjithatë ndërsa pati ulje për sa i përket rrugëve tokësore u vu re një prirje në rritje të emigrimeve të paligjshme në rrugë detare.
Të dhënat e agjencisë kufitare të BE-së Frontex, tregojnë se gjatë vitit 2020 ka pasur së paku 124 mijë kalime të paligjshme të kufirit, 13 për qind më pak se një vit më parë.
Arsyeja kryesore e kësaj uljeje domethënëse lidhet kryesisht prej pandemisë së COVID-19 dhe masave kufizuese të lëvizjeve.
Në tërësi pati 76% më pak kalime nga rruga e Mesdheut Lindor që përshkon Turqinë, Greqinë dhe Bullgarinë, e përdorur kryesisht nga refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani – 19,681 kalime.
Sidoqoftë pati një rritje me 78% krahasuar me një vit më parë të kalimeve nga Ballkani Perëndimor – 26,928 kalime të paligjshme.
Ndërkohë shqetësuese mbetet situata në Mesdhe, ku sidomos në rajonin e Italisë së Jugut ka pasur një rritje domethënëse me 154% të refugjatëve, kryesisht nga Afrika veriore – 35,628 kalime. Sipas të dhënave të dhjetëvjeçarit të fundit, kjo është shifra më e lartë për sa i përket kësaj rruge të paligjshme drejt Evropës.
Përgjithësisht rruga përmes Mesdheut ndiqet nga refugjatë nga veriu i Afrikës dhe vende si Mauritania, Senegali dhe Gambia.
Panoramë tjetër ofron ana perëndimore e Mesdheut, ku ngushtica mes Spanjës Marokut dhe Algjerisë pa gjatë vitit 2020 28% më pak kalime refugjatësh – 16,969 kalime.
Frontex tha se gjatë vitit që lamë pas ka pasur një prirje me më pak gra e fëmijë në përpjekjet për të kaluar kufirin.
“Në shumicën e rasteve të kalimeve totale të paligjshme, emigrantët që synonin Evropën ishin më së shumti burra, pati më pak se një në dhjetë emigrantë,” – u tha nga Frontex.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta