330 zyrtarë nga gjithë bota kanë fshehur pasurinë në parajsat fiskale, në listë edhe një politikan shqiptar

4 Tetor 2021 | 10:15

330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore. Investigimi i ‘Pandora Papers’, publikuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë ka zbuluar se 35 për qind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botërorë si dhe miliarderë, janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale. Llogaritë offshore janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit.

“Ne kemi e-mail, kopje të pasaportës, deklarata bankare që tregojnë se si presidentët, mbretërit, princeshat, miliarderët dhe kriminelët fshehin dhe lëvizin para”, shprehet Ëill Fitzgibbon, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ).

Në mesin e atyre që përmenden është kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis i cili gjatë një debati televiziv mohoi çdo aksion të gabuar.

“Paratë u dërguan nga një bankë çeke, paratë u tatuan, ishin paratë e mia dhe u kthyen përsëri në Republikën Çeke”, thotë Andrej Babis, kryeministri çek.

Në listën e përmendur janë mbreti i Jordanisë, presidenti i Rusisë,  Ukrainës, Kenias, Qipro plus ministrat e financave të Pakistanit, Holandës dhe Brazilit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me kompanitë offshore. Mes hartës rezulton edhe një politikan shqiptar, zyrtarë nga Serbia si dhe presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç. Në listë është ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Duke blerë aksionet e kompanisë dhe jo godinën direkt, Blair dhe bashkëshortja e tij arritën të mënjanojnë pagesën e taksës për pronën në shumën 400.000 dollarë amerikanë. Ne raport përmenden edhe artistë e sportistë sikundër këngëtarja Shakira, supermodelja Claudia Schiffer e jo vetëm.

Dokumentet ‘Pandora’ janë një vazhdim i një projekti të ngjashëm në vitin 2016 të quajtur “Panama Papers”, përpiluar nga i njëjti grup gazetarësh.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026