Paneli i ekspertëve amerikanë mbështet Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç
Një komitet këshillues i SHBA-së mbështeti vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, duke hapur rrugën që vaksina të bëhet e disponueshme për miliona fëmijë.
Paneli prej 18 anëtarësh i ekspertëve që këshillojnë Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) votuan unanimisht me një abstenim se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj.
FDA pritet të marrë vendimin e saj për vaksinën së shpejti.
Ekspertët debatuan mbi rreziqet e mundshme të vaksinës, duke përfshirë inflamacionin e zemrës që u vu re te disa të rinj të rritur.
Fëmijët janë në rrezik më të ulët për të kaluar virusin COVID-19 në gjendje të rëndë krahasuar me të moshuarit, por kjo grupmoshë është përballur me sëmundje të konsiderueshme duke shënuar mbi 8.300 shtrime në spital dhe gati 100 vdekje.
Në këto kushte ekspertët thanë se duhej të vazhdonte mbikëqyrja për të përcaktuar nëse kishte ndonjë inflamacion të zemrës si rezultat i vaksinës.
Studimi i Pfizer gjurmoi 2.268 fëmijë të moshave 5 deri në 11 vjeç, të cilët morën dy injeksione me një distancë prej tre javësh. Fëmijët zhvilluan nivele të antitrupave që luftojnë virusin po aq të fortë sa adoleshentët dhe të rinjtë e vaksinuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta