Papa dënon masakrën në Buça dhe puth flamurin ukrainas
Papa Françesku dënoi “masakrën në Buça” të shkaktuar nga rusët në Ukrainë, dhe puthi një flamur ukrainas.
“Lajmet e fundit nga lufta në Ukrainë në vend që të sjellin lehtësim dhe shpresë, sollën mizori, si masakra e Buçës”, tha Papa të mërkurën.
Të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidenti ukrainas Zelenski akuzoi ushtrinë ruse për kryerjen e krimeve më të rënda ndaj njeriut që prej Luftës së Dytë Botërore.
Kremlini pretendon se nuk ka asnjë provë që trupat ruse kanë kryer mizoritë për të cilat janë akuzuar.
Papa Françesku shpalosi flamurin ukrainas, që ai tha se i ishte sjellë nga Buça.
Papa më pas i kërkoi një grupi fëmijësh refugjatë që mbërritën të martën nga Ukraina që t’i afroheshin.
“Këta fëmijë duhej të largoheshin nga vendi i tyre për një tokë të sigurt. Ky është fryti i luftës. Le të mos i harrojmë këta fëmijë, dhe të mos harrojmë popullin ukrainas,” tha ai, përpara se t’i dhuronte secilit fëmijë nga një vezë çokollatë të Pashkëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta