Papa Françesk: COVID-19 vërtetoi që kapitalizmi nuk funksionon
Papa Françesk tha se pandemia e coronavirusit vërtetoi se “teoritë magjike” të kapitalizmit kanë dështuar dhe se bota ka nevojë për një ideologji të re politike që promovon dialogun, solidaritetin dhe që refuzon luftën në çfarë do lloj kushtesh.
Papa prezantoi vizionin e tij për botën pas pandemisë duke mbledhur elementet kryesorë të leksioneve të tij mbi shoqërinë në një enciklikë të re Të Gjithë në Vëllazëri (Fratelli Tutti).
Dokumenti është frymëzuar nga mësimet e Shën Françeskut dhe leksionet e mëparshme të papës për padrejtësitë e ekonomisë globale dhe shkatërrimin e planetit duke i përmbledhur së bashku me apelin e tij për më shumë solidaritet midis njerëzve për të adresuar problemet e sotshme.
Në enciklikë, Papa ka kundërshtuar dhe doktrinën e Kishës Katolike e cila e justifikon luftën si një metodë legjitime mbrojtjeje, duke thënë se kjo është “aplikuar gjerësisht përgjatë shekujve por nu është më e zbatueshme”.
I offer this social Encyclical as a modest contribution to continued reflection, in the hope that in the face of present-day attempts to eliminate or ignore others, we may prove capable of responding with a new vision of fraternity and social friendship. #FratelliTutti pic.twitter.com/P3qso8k8qM
— Pope Francis (@Pontifex) October 3, 2020
Mohimi i realitetit
Papa u shpreh se pandemia ka konfirmuar mendimin e tij se institucionet politike dhe ekonomike duhet të reformohen për të adresuar nevojat legjitime të atyre që janë dëmtuar më shumë nga coronavirusi.
“Krahas mënyrave të ndryshme sesi reagoi çdo shtet ndaj krizës, paaftësia e tyre për të bashkëpunuar ishte mjaft e qartë”, shkruan Papa Françesk.
“Cilido që mendon se i vetmi mësim është nevoja për të përmirësuar atë çka po bëjmë aktualisht, apo të përmirësojë sistemet dhe ligjet, po mohon realitetin”.
Papa përmendi humbjen e miliona vendeve të punës për shkak të virusit si një provë e qartë që politikanët duhet t’ua vënë veshin lëvizjeve popullore, sindikatave dhe grupeve të margjinalizuara për të krijuar politika më të drejta sociale dhe ekonomike.
“Brishtësia e sistemeve botërore përpallë pandemisë ka demonstruar se jo çdo gjë mund të zgjidhet përmes lirisë tregtare”.
Papa gjithashtu dënoi politikat populiste që kërkojnë të demonizojnë dhe izolojnë dhe bëri thirrje për “kulturë takimesh” që promovon dialogun, solidaritetin dhe përpjekje të sinqerta për të mirën e përbashkët.
![]()
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta