Papa Françesk në gjendje të stabilizuar pas operacionit

5 Korrik 2021 | 10:53

Papa Françesk ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, pas operacionit që iu nënshtrua të dielën në mbrëmje në një spital në Romë.

Në një deklaratë të dielën vonë, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, tha se 84-vjeçari iu nënshtrua operacionit pas ngushtimit të zorrës të trashë.

Z. Bruni nuk tregoi sa zgjati operacioni, por tha se Papa iu nënshtrua një anestezie të përgjithshme.

Papa u shtrua në spital për operacionin e planifikuar vetëm disa orë pasi përshëndeti publikun në sheshin e “Shën Pjetrit”, ku deklaroi se në shtator do të shkojë në Hungari dhe Sllovaki.

Ky është trajtimi i parë mjekësor i bërë publik nga Selia e Shenjtë për Papën, që kur ai u zgjodh në këtë detyrë në vitin 2013.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026