Papa Françesku apel kundër prodhimit të armëve: Po u marrin jetën fëmijëve

2 Nëntor 2021 | 15:51

Papa Françesku, gjatë një vizite në një varrezë ushtarake në një ditë të shenjtë për katolikët, u bëri thirrje prodhuesve të armëve që të ndalen, pasi luftërat po u marrin jetën fëmijëve.

Në atë që njihet si Dita e Shpirtrave, ati i shenjtë mbajti një meshë tek varrezat ushtarake franceze në Romë, ku ndodhen trupat e ushtarëve francezë dhe marokenë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

Papa, që e viziton varrezën çdo vit në ditën e përkujtimeve, vendosi trëndafila të bardhë dhe u ndal për t’u lutur tek disa varre.

“Këto varre janë një mesazh për paqen. Ndaluni, vëllezër dhe mora, mjaft! Prodhimi i armëve duhet të marrë fund. Po ju lë me dy mendime; ju që kaloni mes këtyre varreve, mendoni për veprimet tuaja, qofshin ato për paqen; mendimi i dytë duhet të jetë për këto varre, që po klithin fjalën ‘paqe’”, u shpreh Papa Françesku.

Ati i shenjtë ka bërë shumë thirrje për çarmatosjen dhe ka deklaruar vazhdimisht se armët bërthamore duhet të ndalohen, pasi zotërimi i tyre qoftë edhe për arsye parandaluese është diçka “perverse” dhe e papërligjshme.

Kur vendi ku do të mbahej mesha e Papës u njoftua muajin e kaluar, një grup italianësh protestuan duke deklaruar se zgjedhja ishte një fyerje për viktimat e ushtarëve marokenë, të cilët përdhunuan shumë gra italiane në zonën mes Napolit dhe Romës, kur forcat aleate u zhvendosën në gadishullin italian.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026