Papa Françesku dënon mizorinë e luftës në Ukrainë
Papa Françesku dënoi mizorinë e luftës në Ukrainë të shtunën në një meshë para Pashkëve.
Papa u ul në pjesën e përparme të Bazilikës së Shën Pjetrit, ku u shfaq vigjilent duke folur edhe për luftën në Ukrainë i cili e quajti si “errësirën e luftës, të mizorisë”.
“Të gjithë ne lutemi për ju dhe me ju. Ne lutemi sepse ka kaq shumë vuajtje. Ne mund t’ju bëjmë vetëm shoqërinë tonë, lutjet tona dhe t’ju themi ‘guxim, ne ju shoqërojmë'”, tha Papa Françesku.
Ai përfundoi duke thënë “Krishti u ringjall” në gjuhën e ukrainasve.
Papa Françesku mori pjesë gjatë meshës, por nuk shërbeu për shkak të dhimbjeve të përsëritura në këmbë që e kanë detyruar atë të kufizojë disa aktivitete.
Papa 85-vjeçar vuan nga dhimbjet e nervit shiatik, i cili shkakton dhimbje në njërën këmbë dhe rezulton me një çalim të theksuar. Kohët e fundit Françesku gjithashtu ka pasur dhimbje në gjurin e tij të djathtë.
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet