Papa Françesku ka deklaruar se përdorimi i mercenarëve nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë çeçenë dhe sirianë, është veprim monstruoz.
Për gazetën e përditshme “La Stampa”, Papa thotë se lufta në Ukrainë është “ndoshta në një farë mënyre e provokuar”.
Ai i përshkruan trupat ruse si “të egra dhe mizore”, duke shtuar se ukrainasit “po luftojnë për mbijetesë”.
I pyetur nëse është në favor të presidentit rus, Vladimir Putin, Papa Françesku thotë se ai nuk do ta reduktojë kompleksitetin e luftës në një dallim midis “të mirës dhe të keqes”.
Ai shpreson të takohet me Patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse në shtator në Kazakistan.
LEXONI GJITHASHTU:
- 7 organizata thirrje BE-së që të mos fokusohen vetëm tek refugjatët ukrainas
- Rusia shkatërron urën e fundit që lidh Sievierodonetsk me pjesën tjetër